Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Arsimit.
Përmes një reagimi, Boçi e cilësoi dhunën ndaj studentëve si të paprecedentë dhe kërkoi një përgjigje të fortë qytetare kundër asaj që e quajti regjim brutal.
‘Dhuna e paprecedentë ndaj studentëve kërkon përgjigje të paprecedentë!!!
Ky regjim brutal duhet shembur një orë e më parë me forcën e protestës mbarëqytetare!’, deklaroi deputeti i PD-së.
Reagimi i Boçit vjen pas përplasjes së policisë me studentët që protestuan sot përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa deputeti demokrat bëri thirrje për zgjerimin e protestës dhe mobilizimin qytetar kundër qeverisë.













