BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

13 Tetor 2026 | 17:16

Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë për mosndërmarrjen e hapave të nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të Milan Radoiçiçit dhe personave të tjerë që ndodhen në Serbi e që janë akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, tha për REL-in se BE-ja mbetet e shqetësuar edhe nga raportimet për pjesëmarrjen e Radoiçiçit në një tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila udhëhiqet nga ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë të ndërsjellë juridike”, tha ai, duke shtuar se kjo çështje është zvarritur për një kohë të gjatë dhe se Serbia duhet ta trajtojë atë pa vonesa të mëtejshme.

Deklarata e BE-së vjen pasi Radoiçiç u shfaq më 9 tetor në një tubim të SNS-së në Kragujevc, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor.

Në pamjet e publikuara nga televizioni serb N1, ai shihet pranë Danilo Vuçiçit, djalit të ish-presidentit serb, para sallës ku u mbajt tubimi.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar SNS-së për koment lidhur me praninë e Radoiçiçit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i ka thënë dje REL-it se hetimet ndaj Radoiçiçit për sulmin në Banjskë janë ende në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit, mban në prehër Gegën, nipin e ish-drejtuesit të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarit dhe njërit prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është dënuar...
16:49 | 13/10/2026

Policia gjen armë dhe municione të ndryshme në dy lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione të ndara në veri të vendit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të municionit....
16:36 | 13/10/2026

Erdogan uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet

Bashkëpunimi shumëdimensional me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në letrën e tij të...
14:27 | 13/10/2026