Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK godet grupin që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen 7 persona

    A duhet të hiqni dorë nga buka për të humbur peshë? Ja çfarë thonë studimet

    Anita feston 46-vjetorin e lindjes, Ramush Haradinaj i bën dedikimin e ëmbël

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » SPAK godet grupin që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen 7 persona
    Aktualitet

    SPAK godet grupin që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen 7 persona

    October 13, 2026
    Trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës, anëtari i grupit të Jetmir Pepës ekstradohet nga Greqia (EMRI)

    Gjashtë persona janë lënë në arrest me burg dhe një tjetër në arrest shtëpie. Mes të dyshuarve janë edhe dy punonjës të Policisë Kufitare, të cilët dyshohet se ndihmonin kalimin e emigrantëve drejt Malit të Zi.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj shtatë personave të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të shtetasve të huaj nëpërmjet territorit shqiptar.

    Në kuadër të këtij operacioni, janë kryer edhe 11 kontrolle personale dhe në banesat e personave të dyshuar. Masat e sigurisë janë caktuar nga Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 11 tetor 2026, në kuadër të një procedimi penal të nisur në vitin 2023.

    Sipas hetimeve, grupi organizonte hyrjen e shtetasve të huaj nga Greqia, jashtë pikave zyrtare të kalimit kufitar në qarqet e Korçës dhe Gjirokastrës, dhe transportimin e tyre drejt veriut të Shqipërisë, në zonën e Hanit të Hotit, në Shkodër, me synim kalimin e mëtejshëm drejt Malit të Zi.

    Gjashtë persona në burg, një në arrest shtëpie

    Për gjashtë prej të dyshuarve është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për një shtetase është caktuar “Arrest në shtëpi”.

    Katër prej personave të dyshuar akuzohen për ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve me qëllim fitimi, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Një tjetër shtetas dhe një person tjetër me inicialet K.T. dyshohen për të njëjtën vepër penale, të kryer në bashkëpunim dhe duke shfrytëzuar funksionin shtetëror.

    Edhe shtetasja ndaj së cilës është caktuar masa e arrestit në shtëpi dyshohet për përfshirje në veprimtarinë e grupit kriminal.

    Hetimi ka nisur pas referimit të Policisë së Shtetit dhe është zhvilluar përmes informacioneve operative dhe metodave speciale të hetimit.

    Emigrantët transportoheshin nga Korça dhe Gjirokastra drejt Shkodrës

    Sipas SPAK, grupi kriminal organizonte transportimin e shtetasve të huaj, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, kundrejt pagesave të ndryshme monetare.

    Grupet e emigrantëve, që varionin nga 3-4 deri në 50 persona, shoqëroheshin nga organizatorë dhe transportoheshin drejt kufirit verior të Shqipërisë, ku i prisnin persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

    Nga hetimet janë evidentuar disa episode të dyshuara të transportimit të emigrantëve gjatë vitit 2024:

    • 1 maj 2024: Tre shtetas të huaj u transportuan nga zona e Mëzezit në Tiranë drejt Hanit të Hotit, në Shkodër.
    • 13-14 maj 2024: U transportuan 21 shtetas të huaj nga zona e Gjirokastrës drejt veriut të vendit.
    • 19-21 qershor 2024: U transportuan 11 shtetas të huaj, të marrë në zonën e Korçës dhe të dërguar drejt Hanit të Hotit.
    • 28 qershor 2024: 17 shtetas të huaj u transportuan nga fshati Dardhë, në Korçë, drejt zonës së Hanit të Hotit.
    • 7 korrik 2024: U tentua transportimi i katër shtetasve të huaj nga qarku i Korçës drejt veriut. Shoferi u arrestua në flagrancë nga policia.
    • 8-9 korrik 2024: U transportuan 12 shtetas të huaj nga zona e Jorgucatit, në Gjirokastër, drejt Malësisë së Madhe.

    Dyshohet për përfshirjen e punonjësve të Policisë Kufitare

    Një nga episodet e evidentuara nga hetimi lidhet me datat 8 dhe 9 korrik 2024, kur dy punonjës të Policisë Kufitare në Shkodër dyshohet se kanë ndihmuar në kalimin e emigrantëve drejt kufirit me Malin e Zi.

    Një tjetër episod, i datave 23 dhe 24 korrik 2024, lidhet me transportimin e 11 shtetasve të huaj nga Bilishti drejt Tiranës dhe më pas në Hanin e Hotit.

    Sipas SPAK, pasi kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Malit të Zi, këta shtetas u ndaluan dhe u morën peng nga pesë persona me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme. Në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore malazeze, u bë i mundur lirimi i tyre dhe arrestimi i tre prej pengmarrësve.

    Prokuroria e Posaçme bën të ditur se hetimet vijojnë me qëllim identifikimin e të gjithë personave, shqiptarë dhe të huaj, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Personat e përmendur në hetim prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

    spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK godet grupin që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen 7 persona

    October 13, 2026

    A duhet të hiqni dorë nga buka për të humbur peshë? Ja çfarë thonë studimet

    October 13, 2026

    Anita feston 46-vjetorin e lindjes, Ramush Haradinaj i bën dedikimin e ëmbël

    October 13, 2026

    Apartamentet e papërfunduara nga ndërtuesit, projektligji i ri synon t’ua dorëzojë blerësve

    October 13, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.