Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar pamje nga protesta, në të cilat, sipas tij, shfaqet edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha”, shkruan Balla në reagimin e tij.
Përmes këtij postimi, Balla akuzon Sali Berishën për përgjegjësi në sulmet dhe aktet e dhunës ndaj institucioneve gjatë tri dekadave të fundit.
Lini një Përgjigje