Rama jep lajmin e mirë: Nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë

13 Tetor 2026, 17:35Politika TEMA
Rama jep lajmin e mirë: Nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të vizitojnë Luksemburgun.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar foto nga takimi me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, ndërsa shkruan se nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë.

"Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.

*Nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë së flamurit LuxAir", shkruan Rama

Lini një Përgjigje