Demo reagon për protestën sot: Gjashtë efektivë të plagosur, dhuna nuk justifikohet
Ministri i Brendshëm Ervin Demo, ka reguar lidhur me situatën e protestës së zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit.
Ai ka dënuar ashpër goditjen e bërë ndaj efektikvëve të policisë, ku shprehet se këta të fundit kanë qenë në krye të detyrës.
Demo shton se dhuna është e pajustifikueshme dhe ënnvizon se Policia do vijojë detyrën e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë.
“Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.
U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet.
U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.
Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin.
Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Ministri i Brendshëm.
Përplasjet te Ministria e Arsimit, reagon policia: 23 persona të shoqëruar, 6 efektivë dhe një gazetare të lënduar
Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë
Ekspertët e kriminalistikës në Ministrinë e Arsimit, nisin mbledhjen e provave
- 17:56 Rama nga Luksemburgu: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave me BE-në
- 17:43 Hakerët sulmojnë frigoriferë në qindra supermarkete në Francë, dhjetëra milionë euro dwme nga prishja e ushqimeve (VIDEO)
- 17:42 Huthi: Arabia Saudite ka goditur një objekt nafte
- 17:37 Përplasjet te Ministria e Arsimit, reagon policia: 23 persona të shoqëruar, 6 efektivë dhe një gazetare të lënduar
- 17:36 Rama takohet me kryeministrin e Luksemburgut: Nga marsi 2027, fluturime direkte me Shqipërinë
- 17:23 Kreu i MI5 paralajmëron: Rusia është “agresori numër një” dhe rreziku i terrorizmit të inteligjencës artificiale po rritet