web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama para Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE: Integrimi, objektiv i pandalshëm

13 Tetor 2026, 17:59, Politikë CNA

Rama para Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE: Integrimi,

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Luksemburg, aty ku do të mbahet pak minuta më vonë Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në një pronocim të shkurtër mediatik, Rama u shpreh se planet janë për përparim të Shqipërisë drejt integrimit, që e cilësoi si një objektiv të pandalshëm.

“Jemi kthyer për të mbyllur një kapitull dhe për të rikonfirmuar që përparimi drejt objektivit është i pandalshëm. Ndërkohë sapo kam kryer disa takime inkurajuese për çfarë vjen më pas dhe planet janë ambicioze për brenda këtij viti, pasi synojnë të mbyllim disa kapituj. Sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht brenda afateve”,-tha Rama./CNA





Lajmet e fundit nga