Hapësire reklamuese

Politikë

“Po tërhiqje zvarrë njerëz”, deputeti ndalon në rrugë Drejtorin e Policisë së Tiranës, Oliger Torba s’e pranon: Unë zbatoj ligjin, ti je i yni (DEBATI I FORTË)

Shkruar nga Newsbomb
“Po tërhiqje zvarrë njerëz”, deputeti ndalon në
Oliger Torba dhe Erald Kapri

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është përballur në rrugë me drejtorin e Policisë së Tiranës, Oliger Torba, duke i kërkuar llogari për mënyrën se si policia ka ndërhyrë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit.

Në një debat të filmuar, Kapri i drejtohet drejtpërdrejt Torbës, duke pretenduar se e ka parë në video teksa tërhiqte zvarrë një qytetar. Drejtori i Policisë e kundërshton këtë pretendim dhe i kërkon deputetit të sqarojë se për cilin rast bëhet fjalë.

Debati vijon me tone të ashpra, teksa Kapri e kritikon Torbën për veprimet e tij, duke i kujtuar se drejton Policinë e Tiranës. Nga ana tjetër, Torba deklaron se zbaton ligjin dhe vetëm ligjin e Republikës së Shqipërisë.

Në fund të përplasjes, drejtori i Policisë i thotë deputetit se është “i tyre”, ndërsa Kapri i përgjigjet se ai përfaqëson të gjithë shqiptarët, jo Policinë e Shtetit.

Pjesë nga debati:

Kapri: Drejtor, a mund të ndalosh një moment të lutem?

Oliger Torba: Po!

Kapri: Të pashë në video, ti vetë po tërhiqje zvarrë njerëz.

Torba: Kë po tërhiqja?

Kapri: Të pashë që po tërhiqje ti qytetarët!

Torba: Kë po tërhiqja?

Kapri: Një qytetar në protestë.

Torba: E ke shumë gabim.

Kapri: Është e turpshme ajo që po bën ti. Ti je drejtor i Tiranës.

Torba: Po, po edhe? Unë zbatoj ligjin, asnjë gjë tjetër. Vetëm ligjin. Ligjin e Republikës së Shqipërisë. Mua më vjen turp që po flas me ty. Ti je deputet i yni.

Kapri: Jam deputet i gjithë shqiptarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese