POLITIKË /

Tensionet mes protestuesve dhe policisë tek Ministria e Arsimit, PD: Mbështesim studentët, dënojmë dhunën

Berisha e cilëson qëndresën e të rinjve një akt guximi, ndërsa në reagimin e tij publik, ngre zërin kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.

Shkruar nga Versus

Tensionet mes protestuesve dhe policisë tek Ministria e Arsimit, PD:

Partia Demokratike ka reaguar pas përplasjes mes studentëve protestues dhe policisë në protestën para Ministria e Arsimit.

Në një reagim zyrtar, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, tha se si pedagoge, si nënë, si qytetare e angazhuar dhe si shqiptare, dënon me forcë dhunën barbare të ushtruar kundër të rinjve dhe të rejave studente nga banditët e policisë së narkoshtetit.

“Partia Demokratike do të jetë në mbështetejn tuaj të plotë, pa asnjë qëllim tjetër, vec respektimit të së drejtës suaj për protestë, dhe të kërkesave tuaja të drejta për jetë dinjitoze dhe atdhe që ju trajton si bijtë e bijat e vet”, tha Sula.

Edhe kreu i PD në një reagim në rrjetet sociale, pasi ka ndarë video nga momentet e përplasjes në protestën para Ministrisë, ka dënuar dhunën ndaj studentëve.

“Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit ndaj studentëve guximtarë! Nderim studentëve misionarë!”, shkruan Berisha në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Kreu i PD-së tha se shpreh solidaritetin për studentët e dhunuar nga policia gjatë protestës së kësaj të marte, duke dënuar ashpër ndërhyrjen ndaj tyre. Berisha e cilëson qëndresën e të rinjve një akt guximi, ndërsa në reagimin e tij publik, ngre zërin kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues.

 

Poll