Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

13 Tetor 2026 | 18:20

Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Gjatë konferencës ndërqeveritare me BE-në, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër hap përpara në rrugën drejt integrimit, duke theksuar se objektivi i qeverisë është të përshpejtojë procesin dhe të mbyllë të paktën dyfishin e kapitujve brenda këtij viti.

Në fjalën e tij, Rama falënderoi Presidencën irlandeze, komisioneren europiane Marta Kos dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian për mbështetjen e dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit.

Kreu i qeverisë theksoi se mbyllja e kapitullit 20 përbën një vlerësim për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, ndërsa bëri të ditur se ky është kapitulli i katërt që mbyllet brenda pak muajsh.

“Sot Shqipëria ka hedhur një tjetër hap në vendin e saj në Bashkimin Evropian. Mbyllja e kapitullit 20 është një njohje për reformat e ndërmarra nga Shqipëria. Ky kapitull bëhet i katërti që mbyllet brenda pak muajsh. Ne duam së paku të bëjmë 2-fish. Kështu që le ta tundim këtë shtëpi, le ta bëjmë realitet. Sigurisht ne jemi të vetëdijshëm se progresi nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, e dimë që progresi matet mbi të gjitha me reformat e kryera. E dimë që kemi ende rrugë të gjatë përpara. Në të njëjtën kohë pres me padurim të mbahet samiti i ardhshëm i planit të rritjes dhe deri atëherë do kemi bërë edhe më shumë progres”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Akuzat janë të pavërteta”, reagon ambasadorja amerikane në Greqi: Do të mbroj emrin dhe reputacionin tim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social X lidhur me akuzat e fundit...
17:58 | 13/10/2026

Shtëpia e Bardhë i kërkon dorëheqjen ambasadores së SHBA-së në Greqi pas akuzave për sjellje të papërshtatshme

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, është vënë përpara kërkesës për të dhënë dorëheqjen, pas akuzave për sjellje...
16:26 | 13/10/2026

LIVE- Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve para Ministrisë së Arsimit, autoboti i ujit shpërndan turmën, shoqërohen disa persona!

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të ministrisë së Arsimit në një protestë të njoftuar prej ditësh. Protesta...
14:42 | 13/10/2026