Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE-në, Rama flet për Zvërnecin: Jo vetëm një emër, por një ambicie!

13 Tetor 2026, 19:00Politika TEMA
Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE-në, Rama flet për

Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, duke shprehur besimin te puna e ekipit shqiptar dhe rezultatet e procesit të integrimit.

Gjatë Konferencës së 10-të Ndërqeveritare me BE-në, ai u ndal edhe te projekti i Jared Kushner, në Zvërnec, duke e cilësuar si një ambicie zhvillimi në harmoni me natyrën.

Rama foli gjithashtu për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi, duke deklaruar se kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund dhe se askush nuk është mbi ligjin.

“Nuk jam i vetëdijshëm, apo nuk e di secili kapitull do të mbyllet, por di që secili kapitull ka rëndësinë e vet. Njohim çdo paragraf dhe çdo kapitull, kemi një ekip fantastik. Për pyetjen e dytë do ju ftoja që të vinit në Shqipëri, sepse po ta shihni Shqipërinë nga jashtë ngatërrohesh, do të hutoheni.

Nuk di se çfarë mendoni për projektin e Jared Kushner, në fakt është një projekt që përfshin më shumë sesa një emër. Është një projekt ku kemi një ambicie të madhe dhe duam ta ruajmë si një model, se si mund të investojmë e të zhvillohemi në raport me natyrën. Na kanë bërë që të ecim drejt rezultateve që mund të jenë shumë më bindëse, të cilat do të mbështeten me fakte, prandaj presim me padurim për të treguar gjithë punën që po bëhet.

Vendi juaj mund ta kuptojë shumë mirë se çfarë do të thotë kur drejtësia bën punën e vet, do të thotë që vendi ka filluar të bëjë punën e vet. Kultura e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe askush nuk është mbi ligjin. Ai që dje ishte sistem i kontrolluar për korrupsionin, sot jemi këtu për të mbyllur një kapitull dhe do të mbyllim edhe kapituj të tjerë. Është çështje këndvështrimi”, tha Rama.

Lini një Përgjigje