Pasi dha lajmin e mirë për mbylljen e kapitullit të katërt të negociatave të Shqipërisë me BE-në, kryeministri Edi Rama, u shpreh i vetëdijshëm që anëtarësimi në Europë është i vështirë, por jo i parealizueshëm.
Kreu i qeverisë shqiptare tha nga Luksemburgu para mediave se mezi pret organizimin e samitit të radhës së BE-së që do të mbahet në Tiranë, ndërsa shtoi se deri në atë ditë Shqipëria do të ketë bërë goxha progres.
“E di që kemi rrugë të gjatë para për të bërë por jemi gati për t’ia dalë, por jam në pritje të samitit të radhës në BE që do të mbahet më Tiranë, por besoj se deri atëherë kemi bërë goxha progres.” tha Rama.
Pas fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare mori përkrahjen e komisioneres Marta Kos e cila e përgëzoi Ramën për punën e arrirë duke shtuar se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
E di që kemi rrugë të gjatë para për të bërë por jemi gati për t’ia dalë, por jam në pritje të samitit të radhës në BE që do të mbahet më Tiranë, por besoj se deri atëherë kemi bërë goxha progres.
Kultura e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe askush nuk është mbi ligjin. Ai që dje ishte sistem i kapur nga korrupsioni dhe sot është ai që lufton korrupsionin, sot jemi këtu për të mbyllur një tjetër kapitull.
Është çështje këndvështrimi, kështu ne marrim motivimin dhe energjinë për të ecur përpara sepse nga këndvështrimi i kësaj ndërtesë kështu duhet të jetë dhe duhet të ecim ne përpara.


