E turpshme: Policia godet me shkop të moshuarin e rrëzuar në tokë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2026, 18:28

Një tjetër episod skandaloz dhune gjatë protestës kombëtare në Tiranë, këtë herë ndaj një të moshuari. Në pamjet e publikuara, burri shihet i rrëzuar në tokë, teksa efektivët e policisë ndjekin protestuesit.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë skenë është se, edhe pse i moshuari ndodhet i shtrirë dhe i pambrojtur, efektivët e godasin me shkop.

Çfarë rreziku mund të përbëjë një i moshuar i rrëzuar në tokë, që të goditet edhe në atë gjendje? Pamje të tilla janë të turpshme dhe të papranueshme.

Uniforma e policisë nuk mund të jetë justifikim për dhunën ndaj qytetarëve, aq më pak ndaj një të moshuari që ndodhet i pafuqishëm përballë efektivëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit