• Kontakt
Tuesday, October 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungesa e “Rrumit” shtyn në Apel gjyqin për Plaurent Dervishajn

18:39 : 13/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të martën, më 13 tetor, shtyrjen e seancës për çështjen penale në ngarkim të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të dënuar nga Shkalla e Parë për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”, ngjarje gjatë së cilës mbeti i vdekur Andi Maloku. Dervishaj u dënua me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje, ndërsa Meçaj me 35 vjet heqje lirie.

Gjykata konstatoi se në sallë nuk ishin të pranishëm i pandehuri Dervishaj dhe mbrojtësit e tij. Po ashtu, u konstatua pamundësia e njoftimit të viktimës Aleksandër Laho, i njohur edhe me nofkën “Rrumi”, për datën dhe orën e zhvillimit të seancës. Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, bëri me dije se Laho është në kërkim për një tjetër ngjarje.

Për rrjedhojë, gjykata vendosi shtyrjen e seancës dhe nuk i penalizoi të pandehurit me pezullimin e afateve të paraburgimit, me argumentin se shkaku kryesor i shtyrjes ishte mosnjoftimi i viktimës, Aleksandër Laho. Gjykata vendosi që të përsëritet njoftimi për Lahon dhe e shtyu seancën për më 28 tetor, në orën 11:00.

Prokuroria e Posaçme akuzoi Plaurent Dervishajn se, në bashkëpunim me Redjan Rrajën, Ariol Halilin, Julian Meçajn, Bledar Polovinën, Amar Shkëmbin (alias Dritan), Ramazan Rrajën, Endrit Sinanin, Genti Nderjakun, Bashkim Haxhian dhe Julian Pjetrin, kreu atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, Aleksandër Lahos dhe të ndjerit Andi Maloku.

Dervishaj dhe Meçaj u gjykuan veçmas të pandehurve të tjerë, një pjesë e të cilëve janë gjykuar më parë dhe janë gjetur fajtorë. Gjykata ka dënuar për këtë vrasje Redjan Rrajën me burgim të përjetshëm dhe Ariol Halilin me 35 vjet heqje lirie. Të dënuar janë edhe Ramazan Rraja, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri.

Lexo edhe:

Drejtësia pa mbrojtje/ Turpi i radhës i disa gjyqtarëve të GJKKO-së dhe prokurorëve të SPAK-ut

Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve

Përgjatë seancave, avokati i Plaurent Dervishajt pretendoi se një prej viktimave në këtë proces, Aleksandër Laho, ka tentuar i pari të vrasë klientin e tij, pasi këtij të fundit i ishte dhënë prokurë nga të afërmit e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, që t’i ndihmonte për të marrë pronat e tyre në Hamallaj të Durrësit.

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme, ende i papërfunduar, tregon se si një grup i akuzuar për krim të organizuar, i drejtuar nga Aleksandër Laho, kontrollonte regjistrat e vjetër të pronave në arkivat e kadastrave dhe i përdori ato për të marrë nën kontroll mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit dhe në Tiranë, për t’ua shitur më pas të tretëve. /BIRN

Etiketa: GJKKOPlaurent Dervishaj“Rrumi i Shijakut”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtësia pa mbrojtje/ Turpi i radhës i disa gjyqtarëve të GJKKO-së dhe prokurorëve të SPAK-ut

17:13 : 13/10/2026
AKTUALITET

Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve

08:21 : 12/10/2026
AKTUALITET

Absurditetet e GJKKO! Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8

16:01 : 09/10/2026
AKTUALITET

Mashtrimi me Call Center/ Pas Greta Gjocit, GJKKO shtyn dënimin për Antoneta Malon

11:51 : 09/10/2026
AKTUALITET

Akuzohet për korrupsion/ GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

10:20 : 09/10/2026
AKTUALITET

Bojkoti i avokatëve/ Shtyhet masa në GJKKO për Leli Kajën

14:04 : 08/10/2026

TË GJITHA

Mungesa e “Rrumit” shtyn në Apel gjyqin për Plaurent Dervishajn

18:39 : 13/10/2026

“Nuk duam të jemi një brez i humbur”, Reuters jehonë protestës në Tiranë

18:39 : 13/10/2026

Koçiu sheh “orkestrim” te protesta e studentëve, por jo pakënaqësinë që i nxori në rrugë

18:28 : 13/10/2026

Ervin Demo asnjë fjalë për studentët e dhunuar: Janë plagosur 6 efektivë!

18:18 : 13/10/2026

Protesta studentore në Tiranë, Salianji: Reagimi i Policisë është çnjerëzor

18:15 : 13/10/2026

4 orë protestë/ Rruga e Durrësit ‘arenë lufte’, gaz lotsjellës e ujë me presion drejt të rinjve

18:15 : 13/10/2026

Protesta bllokon qarkullimin, rëndohet trafiku në Tiranë

18:07 : 13/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com