Moment nga sulmi
Situata në protestën në Tiranë është përshkallëzuar, me incidente të reja të regjistruara në zonën e Rrugës së Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”.
Disa protestues kanë hyrë në një biznes në Rrugën e Durrësit, prej nga kanë nxjerrë orendi dhe u kanë vënë flakën në mes të rrugës. Zjarret janë përhapur në disa pika, ndërsa raportohen edhe reklama dhe tenda të djegura në zonat ku janë përqendruar protestuesit.
Pamjet nga terreni tregojnë për një situatë të tensionuar, ndërsa incidentet vijojnë ta rëndojnë atmosferën në kryeqytet. Deri tani, protesta është shoqëruar me përplasje dhe dëmtime në disa zona të Tiranës.
Sondazh
Poll
