“A ishte e domosdoshme dhe proporcionale?” - Avokati i Popullit heton përdorimin e forcës në protestë

13 Tetor 2026, 19:03Sociale TEMA
“A ishte e domosdoshme dhe proporcionale?” - Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ për të verifikuar përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Institucioni po monitoron njëkohësisht edhe respektimin e të drejtave të personave të shoqëruar në komisariate, përfshirë aksesin te avokati, njoftimin e familjes dhe ekzaminimin mjekësor.

Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.

Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.

Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.

Na kontaktoni në kanalet tona të komunikimit: 

????Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
 ☎️Tel: 04 2 380 300, 068 903 4648
 ????Email: [email protected]

 

Lini një Përgjigje