Flash

Tirana në flakë e me studentë të gjakosur, Rama në Luksenburg: Mbyllëm edhe një kapitull tjetër

Lapsi.al 13 October 2026

Tirana në flakë e me studentë të gjakosur, Rama në

Shqipëria mbyll sot negociatat për Kapitullin 20 "Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale", ndërsa kryeministri Edi Rama, nga Luksemburgu, tha se procesi i integrimit po ecën sipas planit dhe se deri në fund të vitit synohet mbyllja e edhe më shumë kapitujve.


Në mbërritje në Qendrën Europiane të Konventave, Rama u shpreh se mbyllja e një tjetër kapitulli rikonfirmon se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pakthyeshme.

 

"Epo, jemi rikthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të riafirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam zhvilluar disa takime inkurajuese lidhur me hapat e ardhshëm. Pra, plani është shumë ambicioz. Brenda këtij viti synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se, për sa na përket neve, do t'i përmbushim të gjitha detyrimet brenda afateve të përcaktuara" tha Rama. 

I pyetur për numrin e kapitujve që Shqipëria do të mbyllë deri në fund të këtij viti, Rama nuk dha numra por tha se do të jetë dyfishi. 

"Nuk po merrem me numra, por thjesht po them se sot mbyllim edhe një kapitull tjetër, duke e çuar numrin në katër. Dhe janë të paktën dyfishi i këtij numri që presin të mbyllen brenda këtij viti. Të shohim!"

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI