
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së ndërmjetme të Kapitullit 20 të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Luksemburgu, ku u mbajt konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri, Rama shfaqet së bashku me ekipin negociator shqiptar, duke përcjellë një mesazh për qytetarët lidhur me ecurinë e procesit të integrimit europian.
“Ja ku jemi prapë, po ne jemi, po këtu jemi, prapë një kapitull u mbyll, se pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu dhe pa e vënë në krye, sepse është Albania dhe është më i bukuri flamuri i Europës, ne nuk i ndahemi këtyre dhe kush nuk na ndahet ne, na ndihmon ta bëjmë më shpejt këtë punë. Ata që s’duan, duan s’duan prapë do të gëzohen kur ne të vendosim këtu flamurin e Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Shqipëria mbylli sot ndërmjetësisht Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian./Versus.al

