Protesta me tensione në Tiranë, MSH: Në spitale kanë marrë ndihmë mjekësore protestues, policë dhe gazetarë

13 Tetor 2026 | 19:21

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri se gjatë ditës së sotme kanë marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë policie, përfaqësues të medias dhe kalimtarë.

Sipas MSH, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Pas konsultave me mjekët, dy prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet nga stafi i urgjencës.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor edhe dy përfaqësuese të medias. Pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse, ato janë larguar me këshillën e mjekut, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Gjashtë efektivë të Policisë, të raportuar me dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Të gjashtë efektivët janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë të cilët kanë qenë në zonën ku u zhvillua protesta.

Njëri prej tyre është shtruar në spital, ku do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa personi tjetër po mbahet në monitorim nga mjekët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati i Popullit për protestën e sotme: Kanë nisur hetimet për përdorimin e forcës nga policia

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit. Në një njoftim, ai thekson se ka nisur një hetim administrativ...
19:06 | 13/10/2026

Vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, protestuesit ndezin zjarre në mes të rrugës (VIDEO)

Tensionet vijojnë në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e Mine Pezës, ku protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri në mes të rrugës. Pas më...
18:54 | 13/10/2026

Rama për projektin e Jared Kushner në Shqipëri: Protestat ndihmuan në përmirësimin e tij

Kryeministri Edi Rama komentoi projektin e investimit të Jared Kushner në Shqipëri, duke deklaruar se synimi është që ai të shërbejë si model për zhvillimin...
18:43 | 13/10/2026