Protesta e studentëve në Rrugën e Durrësit dhe para Ministrisë së Arsimit u tensionua sot, pas përplasjeve me efektivët e policisë, ku këta të fundit kanë ushtruar dhunë shtazarake ndaj të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në pamjet e publikuara, dallohen disa studentë që rrethojnë një efektiv policie duke e rrëzuar në tokë, i cili mban kokore dhe shkop gome, pas momenteve të tensionit dhe përdorimit të forcës ndaj protestuesve.
Ngjarja vjen në kuadër të protestës së të rinjve, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe zgjidhje për shqetësimet e tyre.
© SYRI.net
Shkatërrohet rrjeti i 'profesionistëve' shqiptarë të drogës në Itali, sekuestrohen 340 kg kanabis dhe serat teknologjike
U arrestua për krime mjedisore në shtratin e lumit Vjosa, ‘detyrim paraqitje’ për Lorenc Bamin
Grupi kriminal që trafikonte klandestinë – 7 masa sigurimi, mes të arrestuarve dhe dy punonjës policie