Live Updates /

Shqipëria mbyll 4 kapituj të integrimit me BE-në, Rama nga Luksemburgu flet për Zvërnecin dhe SHISH: Asnjë nuk është mbi ligjin! Projektin do e realizojmë

*Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Luksemburgu se Shqipëria ka mbyllur katër kapituj të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. *Rama u shpreh se procesi i integrimit po ecën sipas planit dhe se synimi është mbyllja e kapitujve të tjerë brenda këtij viti. *Kreu i qeverisë theksoi se suksesi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por edhe me reformat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura. *Gjatë Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama foli edhe për projektin e Jared Kushner në Zvërnec. *Kryeministri e cilësoi projektin në Zvërnec si një investim ambicioz, që synon të ndërthurë zhvillimin ekonomik me ruajtjen e natyrës. *Rama iu përgjigj dhe pyetjes për arrestimin e ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni ku u shpreh se kultura e pandëshkueshmërisë në Shqipëri ka marrë fund dhe se askush nuk është mbi ligjin

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Luksemburgu se Shqipëria ka mbyllur katër kapituj të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. *Rama u shpreh se procesi i integrimit po ecën sipas planit dhe se synimi është mbyllja e kapitujve të tjerë brenda këtij viti. *Kreu i qeverisë theksoi se suksesi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por edhe me reformat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura. *Gjatë Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama foli edhe për projektin e Jared Kushner në Zvërnec. *Kryeministri e cilësoi projektin në Zvërnec si një investim ambicioz, që synon të ndërthurë zhvillimin ekonomik me ruajtjen e natyrës. *Rama iu përgjigj dhe pyetjes për arrestimin e ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni ku u shpreh se kultura e pandëshkueshmërisë në Shqipëri ka marrë fund dhe se askush nuk është mbi ligjin

3 Postime
20 MINUTA ME PARE

"Ata që s’duan, duan s’duan prapë do të gëzohen", Rama pas mbylljes së 4 kapitujve: Pa e sjellë flamurin shqiptar në BE, nuk i ndahemi kësaj pune!

Shqipëria mbyll 4 kapituj të integrimit me BE-në, Rama nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së ndërmjetme të Kapitullit 20 të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Luksemburgu, ku u mbajt konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri, Rama shfaqet së bashku me ekipin negociator shqiptar, duke përcjellë një mesazh për qytetarët lidhur me ecurinë e procesit të integrimit europian.

“Ja ku jemi prapë, po ne jemi, po këtu jemi, prapë një kapitull u mbyll, se pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu dhe pa e vënë në krye, sepse është Albania dhe është më i bukuri flamuri i Europës, ne nuk i ndahemi këtyre dhe kush nuk na ndahet ne, na ndihmon ta bëjmë më shpejt këtë punë. Ata që s’duan, duan s’duan prapë do të gëzohen kur ne të vendosim këtu flamurin e Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Shqipëria mbylli sot ndërmjetësisht Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian./Versus.al

 

1 ORE ME PARE

Arrestimi i ish-shefes së SHISH dhe protestat për Zvërnecin, Rama: Kultura e pandëshkueshmërisë ka ikur! Projekti do realizohet

Shqipëria mbyll 4 kapituj të integrimit me BE-në, Rama nga

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të një gazetari të medias ukrainase “Kyiv Independent” në Luksemburg, lidhur me arrestimin e ish-shefes së SHISH, protestat kundër projektit në Zvërnec dhe investimin e lidhur me Jared Kushner.

Gjatë përgjigjes, kryeministri foli edhe për funksionimin e drejtësisë në Shqipëri, duke argumentuar se vendi ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e shtetit të së drejtës.

Rama kujtoi se në të kaluarën Shqipëria identifikohej me kulturën e pandëshkueshmërisë, ndërsa sot, sipas tij, askush nuk është mbi ligjin.

Ai theksoi se fakti që sistemi i drejtësisë ka nisur të funksionojë përbën një motivim për të vijuar përpara, duke iu referuar edhe ndryshimit të rolit të institucioneve në luftën kundër korrupsionit.

“Kur e nisëm këtë rrugëtim në këtë vend, njiheshim si atdheu i kulturës së pandëshkueshmërisë. Sot njihemi si një prej vendeve pararojë dhe kultura e pandëshkueshmërisë ka mbaruar, askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se mënyra se si vlerësohen zhvillimet në Shqipëri varet edhe nga këndvështrimi, duke nënvizuar se rezultatet e drejtësisë duhet të gjykohen mbi bazën e fakteve, sa i takon Zvërnecit, duke i sugjeruar gazetarit të vizitojë Shqipërinë për të kuptuar më mirë zhvillimet dhe debatet që lidhen me investimin.

“Për pyetjen e dytë, do t’ju thoja të vini në Shqipëri, sepse kur e sheh nga jashtë mund të hutohesh, të ngatërrohesh me kaq filtra të medias online dhe të jesh i paqartë”, deklaroi Rama.

Sa i përket projektit të lidhur me Jared Kushner, kryeministri tha se ai është përmendur në raportime në lidhje me emrin e investitorit, por theksoi se ambicia e qeverisë është më e gjerë sesa një emër i vetëm.

Sipas Ramës, synimi është që investimi të shërbejë si një model për mënyrën se si mund të zhvillohen projekte në harmoni me natyrën, duke shtuar se manifestimet dhe reagimet publike kanë ndihmuar në përmirësimin e projektit dhe avancimin drejt rezultateve bindëse../Versus.al

1 ORE ME PARE

Rama nga Luksemburgu: Mbyllim kapitullin e radhës me BE, synojmë të përparojmë më tej brenda vitit

Shqipëria mbyll 4 kapituj të integrimit me BE-në, Rama nga

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Luksemburgu se Shqipëria do të mbyllë sot një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se synimi është të avancohen negociatat dhe të mbyllen sa më shumë kapituj brenda këtij viti.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është i pandalshëm, ndërsa bëri të ditur se ka zhvilluar edhe disa takime që, sipas tij, kanë qenë inkurajuese për hapat e ardhshëm të procesit.

“Jemi kthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të rikonfirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam zhvilluar disa takime inkurajuese për atë që vjen më pas. Planet janë ambicioze brenda këtij viti”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se qeveria shqiptare synon të ecë përpara me negociatat në përputhje me afatet e përcaktuara.

“Synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se, sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht në përputhje me afatet”, deklaroi ai.

Kryeministri nuk dha një shifër të saktë për numrin e kapitujve që Shqipëria synon të mbyllë gjatë këtij viti, por konfirmoi se me kapitullin e radhës, numri i tyre do të arrijë në katër.

“Nuk do të thosha shifrën se sa kapituj do të mbyllen, por sot do të mbyllim edhe një kapitull tjetër, që bëhen katër gjithsej. Kanë mbetur të paktën edhe dyfish më shumë, që pritet të jetë shifra, të paktën për këtë vit, por le të shohim”, përfundoi Rama./Versus.al

 

Poll