web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlera e lojtarëve/ Rënie drastike për Brojën, kryesin Mehmeti

13 Tetor 2026, 19:34, Sport CNA

Vlera e lojtarëve/ Rënie drastike për Brojën, kryesin

Përditësimi i fundit i vlerave të tregut ka sjellë ndryshime të rëndësishme për futbollistët shqiptarë, ku Anis Mehmeti mbetet lojtari me vlerën më të lartë, pavarësisht një rënieje prej 2 milionë eurosh krahasuar me muajin qershor 2026.

Sulmuesi i Ipswich kryeson listën me një vlerë prej 13 milionë eurosh, duke lënë pas Kristjan Asllanin me 12 milionë dhe Ernest Muçin me 11 milionë euro.

Në grupin e lojtarëve me kuota dyshifrore bën pjesë edhe Mirlind Daku, vlera e të cilit ka kapur shifrën e 10 milionë eurove. Ky përditësim ka sjellë një rritje pozitive për disa emra, ku Cristian Shpendi vlerësohet me 5 milionë euro, i ndjekur nga Stavro Pilo me 2.5 milionë, Klisman Cake me 1.8 milionë dhe talenti Klevi Qefalija me 600 mijë euro.

Nga ana tjetër, Armando Broja ka pësuar goditjen më të rëndë në treg, duke humbur plot 7 milionë euro ose 70% të vlerës së tij. Për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së vazhdimësisë, vlera e sulmuesit ka zbritur në vetëm 3 milionë euro.

Një rënie të theksuar ka pësuar edhe mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili ka humbur 2 milionë euro duke zbritur gjithashtu në kuotën e 3 milionë eurove.





Lajmet e fundit nga