Ministri irlandez i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të vijojë me reformat e nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Luksemburg me Ramën dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, Byrne shprehu mbështetjen për procesin e integrimit dhe theksoi se perspektiva e Shqipërisë është brenda familjes europiane.
“Inkurajoj kryeministrin Edi Rama që të vazhdojë reformat. Zbatimi i reformave u jep mundësi vendeve të transformojnë institucionet, ekonominë dhe shoqërinë e tyre. Dua të mbyllim kapituj të tjerë me Shqipërinë, sepse e ardhmja juaj është në BE”, deklaroi ministri irlandez.


