Theu heshtjen për t’u çliruar nga ndjenja e fajit dhe për të ndihmuar viktimat e tjera që të gjejnë kurajon për të folur; Andy Carroll, ish sulmuesi i kombëtares angleze ka treguar se ka pësuar një agresion seksual në 2021 duke zbuluar se edhe futbollistë të tjerë, disa prej të cilëve shumë të njohur, i kanë rrëfyer se kanë përjetuar eksperienca analoge.

Historia u tregua në autobiogravinë e tij ‘Oëning It’ të publikuar muajin e kaluar. Carroll shpjefoi se agresionin e pësoi në shtëpinë e tij teksa ishte duke fjetur i zhveshur kur ishte në eksperiencën e dytë te Newcastle. Autori, i identifikuar më pas si Kevin Adams, 59 vjeç, ishte një mësues vallëzimi i njohur në botën e spektaklit në Britani.

‘Persona që i njoh shumë mirë, kanë ardhur te unë duke më thënë; ‘Më ka ndodhur e njëjta gjë. Edhe njerëz të futbollit’’-tregon Carroll në një intervistë për promovimin e librit të tij. Pyetjes nëse bëhet fjalë për episode me një tjetër burrë, ish futbollisti i Tre Luanëve pohoi duke shpjeguar se kishte marrë telefonata falënderimi pas publikimit të librit dhe qindra mesazhe mbështetjeje.

Kevin Adams u dënua në nëntor të 2023 me 20 muaj burg për agresion. I regjistruar në regjistrin e autorëve të krimeve seksuale për 10 vjet, ai ishte i njohur për publikun britanik për shfaqjet e tij televizive mes të cilave ‘Fame Academy’ të BBC. Carroll e përshkroi procesin kundër Adams si një eksperienca poshtëruese të tmerrshme duke pranuar se u kritikua gjatë për çfarë ndodhi.

 

Top Channel