FOTO LAJM/ Studentët “i vënë” zjarrin Tiranës, ja pamjet nga protesta

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit e cila ka nisur në ora 14:00 vazhdon edhe në orën e 7-të, ndërsa situata është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Pas riorganizimit në rrugën e Durrësit, studentët u kanë vënë flakën kartonëve dhe disa reklamave të vendosura përgjatë rrugës ndërsa është djegur plotësisht zyra e iute Credit.

Të lidhura

None found

Gjatë protestës, studentët shembën edhe kangjellat e trotuarit dhe arritën të hapnin një prej dyerve metalike të Ministrisë.

Në përgjigje të veprimeve të protestuesve, Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Në anën tjetër, forcat e Policisë kanë krijuar një kordon përballë protestuesve, ndërsa në zonë ndodhet edhe një autobot me ujë.

Shikoni disa foto nga protesta:

FOTOLAJM/ Tension dhe përplasje në Tiranë, studentët përballen me policinë dhe vijojnë protestën kundër qeverisë

Iliria i drejtohet FSHF-së me shkresë, kundërshton gjykimin në humbjen ndaj Besës


Shtuar më 13.10.2026 19:45