Lajmi i fundit

LIVE/ Studentët protestë në Tiranë, policia ushtron dhunë

Dhuna shtazarake dhe gaz lotsjellës/ SYRI sjell pamjet: Studentët nuk tërhiqen, policia i ndjek në rrugicat e Tiranës

19:34, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja e Syri TV, Fjona Çela, raportoi live nga protesta për përshkallëzimin e situatës pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët vijojnë të qëndrojnë në rrugë dhe të refuzojnë të tërhiqen.

Pas heqjes së kangjellave dhe hapjes së dyerve anësore të ministrisë, tensionet janë zhvendosur në kryqëzimin e Rrugës së Durrësit me rrugën Mine Peza, ku është vendosur një kordon i madh policie.

Çela tha gjithashtu se kishte shoqërime të dhunshme të protestuesve në rrugicat e ngushta, ndërsa sipas raportimit të saj, disa prej tyre, të gjakosur dhe në nevojë për ndihmë mjekësore, janë marrë nga policia dhe janë futur në furgona.

Pavarësisht ndërhyrjes policore dhe përdorimit të gazit lotsjellës, protestuesit vijojnë qëndresën, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Raportimi i plotë:

Përdorimi i maskave kundërgazit të cilat kanë qenë padyshim të nevojshme në këtë protestë, pasi është përdorur masivisht gaz lotsjellës. Ndërkohë që protesta me kalimin e kohës ka avancuar, le të themi, është përshkallëzuar me përdorim fillimisht me goditje në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe më pas me tensione të shtuara mes efektivëve të policisë.

Protestuesit janë zhvendosur për momentin, por rikthehen sërish, pra janë të vendosur për të mos u larguar nga kjo protestë.

Atëherë, protestuesit janë të vendosur pikërisht në kryqëzimin e kafe Florës, aty ku bëhet ndarja e dy rrugëve, rrugës së Durrësit dhe rrugës Mine Peza. Nga ana e rrugës së Durrësit, pra në fillim të rrugës së Durrësit, janë të vendosur efektivët e policisë dhe dy autobotë me ujë.

Po, dhe pikërisht nga ky drejtim hidhet edhe gazi lotsjellës, dhe shihet edhe një nga këto mjetet autobote. E shoh një autobot që është bërë gati, megjithatë është goditur pak më parë drejt protestuesve edhe uji nga këto mjete autobote, por edhe gazi lotsjellës. Ndërkohë që, sikurse e thashë, ka pasur një përshkallëzim të protestës, që nga fillimi që qëndruan me thirrje, dhe më pas goditën me gurë institucionin e Ministrisë së Arsimit.

U hoqën gardhet, u hoqën por gjithashtu edhe me shkrime me bojëra që e kanë quajtur "Ministri e Krimit". Ndërkohë, nga ana tjetër vijon përshkallëzimi pasi ka pasur edhe tensione të shtuara mes efektivëve të policisë dhe gjithashtu protestuesve, të cilët nuk kanë pranuar që të largohen, pavarësisht se efektivët e policisë kanë tentuar që ta shpërndajnë protestën duke i larguar protestuesit. Këta të fundit shprehen të vendosur për të qëndruar në këtë protestë. Më pas janë hequr edhe disa kangjella anësore të trotuareve nëpërmjet të cilave janë hapur edhe tre dyert anësore pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas një grup protestuesish u zhvendosën drejt Ministrisë ku protestuan për pak minuta dhe më pas policia sërish ndërhyri për të shpërndarë protestën, e cila mori përmasa edhe më të mëdha duke qenë se, sikurse e shohim nga pamjet e transmetuara, janë vendosur edhe flakadanë, disa objekte të cilat kanë qenë në rrugë, kanë vendosur disa nga kangjellat e trotuareve në fillim të rrugës së Durrësit.

Ndërkohë që një numër i konsiderueshëm protestuesish janë të vendosur pikërisht në kryqëzimin, pra thashë aty ku bëhet edhe ndarja midis rrugës së Durrësit dhe rrugës Mine Peza. Ka protestues të pranishëm edhe në rrugën Mine Peza, ndërkohë që nga ana e rrugës së Durrësit pikërisht në fillim të saj qëndron një kordon i madh i efektivëve të policisë.

Duke qenë se ne i kemi dokumentuar gjatë gjithë ditës së sotme, që prej orës 14:00 të nisjes së protestës e deri në këto momente, se çfarë trajtimi u është bërë protestuesve. Dhe madje ka pasur dhe protestues të cilët të gjakosur janë marrë në furgonat e policisë të shoqëruar, ndërkohë që kishin nevojë urgjente për ndihmë mjekësore. Megjithatë, përtej kësaj, të kthehemi tek rastet e shoqërimeve të dhunshme që janë shënuar në tunele.

Po, pas momentit të parë në rrugën Mine Peza, ka pasur një përdorim masiv të gazit lotsjellës dhe qytetarët, protestuesit e pranishëm, kanë tentuar që të largohen midis rrugicave, të hyrjeve të pallateve apo ku kanë mundur për t'iu shmangur gazit. Megjithatë policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka pasur shoqërime tejet të dhunshme në ato momente, pikërisht në rrugicat e ngushta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco