Lukashenko: Bjellorusia nuk po planifikon sulm ndaj vendeve baltike dhe Polonisë

13 Tetor 2026 | 19:45

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko akuzoi sot vendet baltike dhe Poloninë se po përhapin thashetheme në media rreth planit të supozuar të Bjellorusisë për t’i sulmuar ato “sepse kanë nevojë për burime financiare”.

“Ata kanë nevojë për para. As tre shtetet baltike, ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, dhe as Polonia nuk kanë fuqi të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e tyre, veçanërisht ato ushtarake”, tha ai gjatë një takimi me përfaqësuesit e strukturave të sigurisë në Minsk, raportoi agjencia Belta.

Sipas tij, kontrollet e forcave të armatosura që po kryhen aktualisht në Bjellorusi nuk kanë të bëjnë fare me ndonjë përgatitje për luftë.

” Ne nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd pavarësisht faktit se ‘miqtë’ tanë perëndimorë kanë nisur së fundmi një fushatë mediatike, duke pretenduar se Rusia do të sulmojë vendet baltike, dhe ndoshta Poloninë, nga territori i Bjellorusisë dhe së bashku me Bjellorusinë”, tha Lukashenko.

Ai mohoi se Bjellorusia ishte e lidhur me infiltrimin e supozuar të një grupi të armatosur në Letoni. 

“Ne e dimë shumë mirë, dhe unë jam informuar tashmë, se e gjithë kjo u bë me qëllim që Letonia të merrte para nga Bashkimi Evropian . Ne nuk kemi të bëjmë fare me thashethemet se kemi hyrë në territorin e tyre dhe se kemi kapur dikë ose kemi sjellë një grup emigrantësh. Kjo është e pakuptimtë”, tha Lukashenko.

Më parë, Ministri i Brendshëm i Letonisë, Janis Dombrava, njoftoi se më 6 tetor, një grup personash të armatosur dhe të maskuar, të panjohur, kaluan kufirin letono-bjellorus.

Sipas tij, ata dëmtuan pjesë të infrastrukturës kufitare dhe vodhën kamerat e mbikëqyrjes me video, pas së cilës u kthyen në territorin e Bjellorusisë para mbërritjes së patrullës kufitare letoneze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Akuzat janë të pavërteta”, reagon ambasadorja amerikane në Greqi: Do të mbroj emrin dhe reputacionin tim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social X lidhur me akuzat e fundit...
17:58 | 13/10/2026

Shefi britanik i spiunazhit: Irani dhe Rusia po intensifikojnë fushatat hibride në Britani

Shefi i spiunazhit të brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar këtë të marte ka deklaruar se Irani po shton përpjekjet për të goditur objektiva më të...
15:00 | 13/10/2026

Kërcënime ndaj kryeministrit Tusk, arrestimi i dytë brenda pak ditësh në Poloni

Policia polake ka arrestuar një 46-vjeçar me dyshimin për nxitje të vrasjes së zyrtarëve qeveritarë, përfshirë kryeministrin Donald Tusk dhe kryetarin e parlamentit Wlodimir Czarszty....
14:34 | 13/10/2026