Shteti pritet të marrë përsipër përfundimin e ndërtimeve të konfiskuara për shkelje të lejeve, me qëllim që apartamentet t’u dorëzohen qytetarëve që kanë paguar por kanë mbetur pa pronat e tyre. Projektligji i ri synon të zgjidhë këtë problem, duke parashikuar jo vetëm konfiskimin e objekteve si edhe përfundimin e punimeve dhe dorëzimin e tyre te blerësit që provojnë të drejtat kontraktore.