IUTE CREDIT: Atë që s’e bëjnë institucionet e bën populli

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.10.2026, 19:41

Revolta popullore gjatë protestës së sotme në kryeqytet ka kaluar në një tjetër nivel tensioni. Pas përplasjeve të para ku u godit me gurë dhe u thyen xhamat mbrojtës, një video e re që po bën xhiron e rrjetit tregon pëshkallëzimin e reagimit ndaj zyrës së institucionit financiar jo-bankar IuteCredit.

Në pamjet e reja shihen qytetarët që kanë hyrë brenda ambienteve të degës, duke nxjerrë e shkatërruar çdo gjë që u doli përpara. Protestuesit shihen duke marrë kolltukët dhe mobiliet e zyrës nga kati i dytë dhe duke i hedhur ato drejtpërdrejt në rrugë, mes brohoritjeve të turmës.

Një zemërim i akumuluar prej vitesh

Kjo shpërthim revolte ndaj IuteCredit nuk duket i rastësishëm. Prej vitesh, ky institucion financiar është vendosur në qendër të kritikave të ashpra e denoncimeve publike nga qytetarët dhe media. IuteCredit akuzohet se zbaton norma skandalozisht të larta interesi (që shpesh konsiderohen si "fajde të ligjëruara") si dhe komisione të fshehta ndaj shtresave më të varfra e të pambrojtura të shoqërisë. Mjaft qytetarë që kanë marrë shuma të vogla për të mbuluar nevojat e jetesës, janë gjendur të mbërthyer në borxhe marramendëse.

Për më tepër, emri i kompanisë është lakuar vazhdimisht në skandale të njëpasnjëshme që lidhen me mashtrime financiare, falsifikime kontratash me emra qytetarësh pa dijeninë e tyre, si dhe lidhje me skemat e sekuestrimit të pronave të qytetarëve.

Institucionet heshtin, rruga reagon

Pavarësisht dhjetëra denoncimeve dhe thirrjeve publike për hetime e pezullim licencash, Banka e Shqipërisë dhe organet e drejtësisë nuk kanë marrë asnjë masë radikale për të ndaluar këto praktika abuzive.

Mungesa e reagimit institucional i ka lënë qytetarët pa mbrojtje ligjore. Pamjet e sotme, ku zyrat e IuteCredit u bastisën dhe mobiliet u hodhën nga dritaret në rrugë, tregojnë qartë se kur shteti dhe institucionet dështojnë të mbrojnë qytetarët nga abuzimi financiar, vendin e drejtësisë e merr revolta e popullit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit