Goditje dhe lëndime në protestë/ UGSH: Hetim dhe ndëshkim për dhunuesit e gazetarëve
Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, përmes një deklarate, ka ...
Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, përmes një deklarate, ka ...

Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore dhe nisi me dhunë!
Studentët nuk u shfaqën si protestuesit “Flamingo”. Ata, sot, përballen me një Tiranë më të shtrenjtë dhe me pyetjen nëse ia vlen të qëndrojnë në vend. Kjo e bën protestën e tyre më pak të parashikueshme.
Për 135 ditë, protesta e përditshme funksionoi mbi një kontratë të pashkruar: bëni çfarë të doni, por jo dhunë.
Qeveria vuri bast me kohën: protesta do të lodhej, numrat do të binin. Pjesërisht ia doli. Numrat në shesh ranë, por rënia e numrave nuk do të thotë shuarje e pakënaqësisë. Sot dukej se një pjesë e protestuesve kishin humbur besimin te rruga paqësore.
Sheshi i protestës së studentëve është i njëjti me tetë vite më parë, por nuk ka më meme dhe tetë kërkesa!
Në atë kohë, pas disa javësh protestash, qeveria shpalli Paktin për Universitetin, ndërsa sot kërkesat kanë karakter politik. Për rrjedhojë, hapësira për zgjidhje dhe kompromis bëhet shumë më e vogël.
Një element që meriton vëmendje të veçantë, sot, është ndërhyrja e policisë. Në vend që ta qetësonte situatën, ndërhyrja e sotme duket se e përshkallëzoi atë. Vezët e gurët sollën gazin, gazi solli gurë të tjerë dhe përplasja mori një dinamikë që mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u kontrolluar.
Përvoja e Francës ofron një tablo që ja vlen për ta "parë". Edhe në protesta ku dëmet materiale kanë qenë shumë më të mëdha, policia franceze përdor, në varësi të rrethanave, taktika të menaxhimit të turmës që synojnë të shmangin përplasjen e menjëhershme dhe të dallojnë protestuesit paqësorë nga individët e dhunshëm. Natyrisht, edhe ndërhyrjet e policisë franceze janë kritikuar shpesh për përdorim joproporcional të forcës. Por parimi mbetet: përgjigjja ndaj dhunës duhet të jetë e nevojshme, proporcionale dhe, e përqendruar te personat që e ushtrojnë atë, jo te e gjithë turma.
Ndërhyrja policisë nuk matet vetëm me aftësinë për të zbrazur sheshin, por edhe me aftësinë për të mos e kthyer një incident në një përplasje më të madhe. Një shesh mund të pastrohet për pak minuta, por zemërimi që prodhon një ndërhyrje e gabuar mund të zgjasë me ditë...
Nëse dhuna e sotme mbetet një episod i izoluar, qeveria mund ta përballojë pa shumë vështirësi. Por nëse dhuna përsëritet, ndërhyrja e policisë perceptohet si joproporcionale dhe protestës i bashkohen studentë nga universitete të tjera, pedagogë e prindër, situata mund të marrë një tjetër rrjedhë.
Protesta mund të zgjerohet dhe të nisë një spirale dhune që del jashtë kontrollit, edhe nëse askush nuk e ka synuar apo planifikuar.
Qeveria sapo e provoi se i ka 85 vota në Kuvend, por votat parlamentare dhe legjitimiteti shoqëror nuk janë e njëjta gjë. Do të ishte lexim i paplotë ta shihte protestën vetëm përmes gurëve dhe xhamave të thyer.
Policia mund t’i shpërndajë protestuesit nga sheshi me ujëhedhës, por nuk mund të shuajë pakënaqësinë që i ka nxjerrë në protestë.
Nëse protesta vazhdon dhe dhuna përsëritet, atëherë nga kriza e rendit publik mund të kalojmë në krizë politike.
Unioni Mbarkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Po...
Zgjohen në mëngjes, u vjen një ide, dalin para mediave dhe...
BE-ja po përgatitet për zgjerim. Këtë e dëshmon dokumenti ...
Me 85 vota në favor, grupi miks i deputetëve të mazhorancë...
Është e lehtë të jesh patriot sot në Shqipëri. Mjafton të...
Kush udhëton sot nga Tirana drejt veriut apo jugut sheh nj...
Erjon Braçe sqaroi publikisht votën e tij “pro” ndarjes së...
ALEA IACTA EST, tha Jul Çesari ditën kur mori vendimin të ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Me një sinqeritet që rrallë i shpëton kontrollit të pushte...
Sot është e premte, ditë e xhuma, ditë e shenjtë për besim...
Arroganca e diktati vijojnë të mbeten ndër problemet më të...
Në Kuvend pati një debat maratonë për reformën territorial...
Le të flasim për drejtësinë! 63 magjistratë përfunduan kë...
Askush nuk priste që ndonjë deputet i PS-së të votonte kun...
Letër mirënjohjeje e Diellës për gjyqtarët e Gjykatës Kush...
Qe kryeministër pas 1997 dhe e lëshoi pa frena gojën. Çfarë ...
Shqipëria po kalon një realitet kritik. Kur të rinjtë e ka...
Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestue...
Shumica socialiste është në prag të një prej ballafaqimeve m...
Edi Rama mrekullohet shpesh. Veçanërisht kur bëhet fjalë p...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me përmasat që po merr...
Një vrasje është parandaluar në Kurbin, dyshohet për hakma...
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Ko...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës në segm...
Kimberly Guilfoyle ka dhënë dorëheqjen si ambasadore e SHB...
BE-ja dëshiron t'u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të aut...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Dritëro Agolli është më shumë se shkrimtari i një epoke: a...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi të martën se ka r...
Nëse një konsumator do të blinte sot 10 produkte të shport...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...