Ujësjellës Kanalizime Vlorë: Nesër kufizohet furnizimi me ujë, shkak ndërhyrja në rrjet

13 Tetor 2026 | 20:44

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë kanë njoftuar ndërprerjen e ujit ditën e nesërme në qytet për shkak të disa ndërhyrjeve në rrjet që do të nis rreth orës 7:30 të mëngjesit. Sipas njoftimit, kjo vlen edhe për zonat të cilat aktualisht furnizohen me ujë 24 orë.

Njoftimi i plotë:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët se ditën e mërkurë, më datë 14.10.2026, do të kryhen ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, të cilat do të sjellin kufizime në furnizimin me ujë në qytetin e Vlorës.

Për shkak të lidhjes së nyjeve të ujësjellësit të ri me rrjetin ekzistues, do të realizohet stakimi i Stacionit Nr. 4 të ujësjellësit.

Gjithashtu, do të ndërhyhet për rehabilitimin e një avarie në lagjen “24 Maji”.

Stakimi i stacionit do të kryhet rreth orës 07:30 të mëngjesit. Si pasojë, qyteti i Vlorës nuk do të furnizohet me ujë gjatë orarit të pasdites së nesërme.

Kufizime në furnizimin me ujë, deri në përfundimin e ndërhyrjeve, do të ketë edhe në zonat që aktualisht furnizohen me ujë 24 orë.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i falënderon për bashkëpunimin!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën që po zhvillohet mbrëmjen e kësaj...
20:13 | 13/10/2026

Përplasje të forta në protestën në Tiranë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, dhjetëra të shoqëruar

Protesta e zhvilluar këtë të martë në Tiranë është përshkallëzuar rreth orës 20:00, pas afro gjashtë orësh tubim dhe përplasjeje mes protestuesve dhe policisë. Efektivët...
20:04 | 13/10/2026

Protesta me tensione në Tiranë, MSH: Në spitale kanë marrë ndihmë mjekësore protestues, policë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri se gjatë ditës së sotme kanë marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë policie, përfaqësues të medias dhe kalimtarë. Sipas...
19:21 | 13/10/2026