Studentët vijojnë qëndresën pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme janë shoqëruar nga policia edhe dy të rinj të tjerë. Ata janë shoqëruar drejt komisariatit, pa bërë rezistencë ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.
Protesta u shoqërua me përplasje të dhunshme mes studentëve dhe policisë. Disa prej të rinjve përfunduan në spital me lëndime në trup, pasi u goditën me grushte dhe shkopinj gome.
Ndërkohë, protesta pranë Ministrisë së Arsimit vijon, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë për t’i larguar me gaz lotsjellës apo ujë hedhëse.












