LIVE UPDATES
Aktualitet

E RËNDË/ Dhunohet brutalisht nga policia kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli: Më goditën me shkelma dhe grushte teksa filmoja dhunën ndaj studentit, AGSH kërkon hetim për efektivët

Ngjarja nisi kur Akulli po filmonte teksa po dhunohej një student nga një grup efektivësh prej 5-6 personash

13 October 2026, 20:52 Nga E.d
E RËNDË/ Dhunohet brutalisht nga policia kryeredaktori i Dosja.al,

TIRANA-  Dhuna policore në protestën e sotme të studentëve ka marrë përmasa jashtë reagimeve normale dhe konform ligjit. Nga dhuna barbare e policisë e ka pësuar dhe kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli. 

Teksa kishte shkuar për te ndjekur protestën dhe raportuar si gazetar me çdo mjet identifikimi me vete, kryeredaktori është dhunuar nga një grup efektivësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, të pajisur me skafandra dhe shkopinj gome me vete.

Ngjarja nisi kur Akulli po filmonte teksa po dhunohej një student nga një grup efektivësh prej 5-6 personash. Në momentin që një prej efektivëve pa gazetarin që po dokumentonte dhunën e tyre, u turr me shpëjtësi duke e goditur dhe thyer mjetin e punës. Akulli ka bërtitur me të madhe që ishte gazetar por në këtë moment dhuna ndaj tij është shtuar akoma më shumë, nga disa efektivë të tjerë.

“Më goditën me shkelma dhe grushta. Kur bërtita që jam gazetar dhuna dhe ofendimet u shtua akoma më shumë,” shprehet Akulli nga QSUNT.

Reagimi i AGSH

Pas kësaj ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë. AGSH bën me dije se kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, është dhunuar nga disa efektivë të Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë, teksa po filmonte me telefon dhunën e ushtruar ndaj një studenti. Sipas denoncimit publik të drejtuesit të Dosja.al, Enton Abilekaj, gazetari është dërguar në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.

AGSH e ka dënuar incidentin dhe u ka kërkuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë të identifikojnë efektivët e përfshirë, të hetojnë plotësisht ngjarjen dhe të vendosin përgjegjësitë ligjore. Asociacioni thekson se rastet e raportuara të dhunës ndaj punonjësve të medias gjatë protestës përbëjnë shqetësim serioz për lirinë e shtypit dhe të drejtën e publikut për t'u informuar.

AGSH: Një tjetër gazetar dhunohet nga Policia e Shtetit gjatë protestës në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë për një tjetër rast të raportuar dhune policore ndaj punonjësve të medias gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas denoncimit publik të drejtuesit të Dosja.al Enton Abilekaj, kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, është dhunuar nga disa efektivë të Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa po dokumentonte me telefon dhunën e ushtruar ndaj një studenti. Akulli është dërguar në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.

AGSH dënon me forcë këtë incident të rëndë, i cili i shtohet rasteve të tjera të raportuara gjatë protestës së sotme, dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Dhuna ndaj gazetarëve, veçanërisht kur ata identifikohen qartësisht si punonjës të medias, përbën një cenim serioz të lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t'u informuar. AGSH kërkon nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria identifikimin e efektivëve të përfshirë, hetimin e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e përgjegjësive ligjore. Përsëritja e incidenteve të tilla kërkon masa urgjente dhe konkrete për t'i dhënë fund dhunës dhe pengimit të gazetarëve nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Reagimi Drejtuesit të Dosja.al, Enton Abilekaj

Drejtuesi i Dosja.al, Enton Abilekaj, ka reaguar pas incidentit të raportuar ndaj kryeredaktorit Izmir Akulli gjatë protestës së studentëve në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abilekaj pretendon se Akulli është goditur nga disa efektivë policie pranë Bankës së Shqipërisë, teksa po filmonte me telefon dhunën ndaj një studenti. Sipas tij, gazetari është identifikuar si punonjës i medias, por kjo nuk i ka ndaluar efektivët të ushtrojnë forcë ndaj tij.

Abilekaj bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 dhe se gazetari u dërgua në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore. Ai kërkoi reagim nga Policia e Shtetit dhe drejtuesit e saj, duke dënuar atë që e cilësoi si dhunë ndaj një gazetari në ushtrim të detyrës. Ndërkohë, drejtuesi i medias njoftoi se redaksia do të reagojë më gjerësisht pas përfundimit të situatës së tensionuar të protestës.

Postimi: Policia dhunon kryeredaktorin e Dosja.al

Diku pranë Bankës Qëndrore në qendër të Tiranës, policia ka dhunuar kryeredaktorin e Dosja.al, Izmir Akulli, duke ushtruar detyrën. Ndërsa po xhironte me telefon dhunën ndaj një studenti, një grup policësh i janë turrur pa asnjë arsye.

Edhe pse Izmiri u tha më zë të lartë se është gazetar në detyrë, policët nuk hezituar ta godasin, madje njëri prej tyre i shtoi disa grushta pikërisht se ishte gazetar. Ngjarja ndodhi rreth orë 18:15 dhe gazetari i dëmtuar tani ndodhet te QSUNT për të kuruar plaget. Për më shumë se 90 minuta nuk mundëm të kishim asnjë lajm prej tij.

Reagimin për këtë ngjarje do ta bëjmë si redaksi pasi dhuna policore të përfundojë, por në këtë moment, i kërkoj policisë së shtetit, efektivëve me ndërgjegje, drejtuesve deri tek Drejtori i Përgjithshëm, mos të bëhen vegla qorre të paranojës së një autokrati që ka iluzionin se mund ta mbajë pushtetin me dhunë.

Çfarë thotë kryeredaktori i Dosja.al? 

Kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, ka treguar detaje nga incidenti i ndodhur gjatë protestës së studentëve në Tiranë. Sipas rrëfimit të tij, gjithçka nisi teksa po filmonte me telefon efektivët e policisë duke ushtruar forcë ndaj një studenti të ri. Në atë moment, ai është vënë re nga efektivët, të cilët i kanë kërkuar të mos vijonte filmimin. Akulli u ka bërë me dije se ishte gazetar në detyrë dhe se kishte me vete dokumentet identifikuese.

Pavarësisht identifikimit, situata është përshkallëzuar dhe ai është dhunuar nga disa efektivë policie, ndërsa ndaj tij është përdorur edhe gaz lotsjellës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa Akulli është dërguar në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore./Dosja.al

 


Sondazh

Poll

Përshkallëzohet protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët rrëzojnë në tokë efektivin e policisë

Përshkallëzohet protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët rrëzojnë në tokë efektivin e policisë

Protesta në vend/ Momenti kur efektivët dhunojnë dhe marin zvarrë protestuesin

Sërish tensione/ Policia shton përdorimin e gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve

Rama nga Luksemburgu: Brenda vitit synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj

Studentët djegin kosha plastikë në rrugë, shkulen shufrat ndarëse të korsive të biçikletave

Protesta e studentëve, policia përdor gaz lotsjellës të skaduar

Përshkallëzohet protesta e studentëve, shkulen kangjellat anësore të rrugës

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët shfaqen të gjakosur brenda furgonit të policisë

Agravon situata te Rruga e Durrësit, studentët i vënë flakën banerit para bizneseve

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Efektivët e policisë tërheqin zvarrë qytetarin

Përshkallëzohet situata në Ministrinë e Arsimit/ Përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve

Tensione në protestën, përdoret autoboti i ujit për të shpërndarë turmën e protestuesve

Protestuesit hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit

Studentët shkulin kangjellat në rrugë, hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit

Tensionohet situata te Ministria e Arsimit, studentët hedhin vezë, letra higjenike drejt godinës

Studentët thirrje në kor para Ministrisë së Arsimit: Kur zgjohet rinia, bie qeveria

Protesta e studentëve, nis tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me pankarta në duar

Sot protesta e studentëve, policia ‘blindon’ zonën te Ministria e Arsimit

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla: Reforma zgjedhore të përfundojë brenda vitit, PD të mos e mbajë peng për axhendën politike

Xhama të thyer dhe copëza të mjetit të shpërndara kudo, PAMJE të reja nga shpërthimi në makinën...

Shpërthen një makinë te rruga 'Myslym Shyri', PAMJET nga vendngjarja

Shpërthim me eksploziv në një subjekt privat në Fier, dëmtime në derën e jashtme

Përplasen me motorë elektrikë tre të mitur, dy prej tyre transportohen drejt Spitalit të Traumës

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni