
Studenti që u përball i vetëm me 6 policë gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Arsimit, është 20 vjeçari Klevin Metaj.
Sic shihet nga pamjet, i riu pas shoqërimit në komisariat, është lidhur tek kangjellat.
Nga përplasja me policët, ai është plagosur dhe rrahur.
Protesta e sotme e studentëve nisi me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, por situata u përshkallëzua gjatë tubimit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe autobot me ujë me presion./Versus.al

