Hapësire reklamuese

Politikë

Tirana mes kaosit dhe protestës, zbulohet DATA e zgjedhjeve vendore në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Tirana mes kaosit dhe protestës, zbulohet DATA e zgjedhjeve vendore në
Foto ilustruese

Teksa në Tiranë po zhvillohen protesta të fuqishme, Blendi Fevziu ka zbuluar se 9 maji me gjasë do të jetë data e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. I ftuar te të “Paekspozuarit”, gazetari i njohur u shpreh se Blendi Klosit dhe Taulant Ballës u kishte shkarë goja duke zbuluar ditën se kur mund të mbahen zgjedhjet.

Fillimisht ai foli për denoncimet e opozitës ku u shpreh: “Unë mendoj që opozita nuk ka bërë pak denoncime. Një pjesë e denoncimeve që janë sot në SPAK dhe që po merren nga SPAK-u e kanë çuar të pandehur shumë nga drejtuesit janë bërë nga opozita. Për shembull, Ergest Agasin e ka denoncuar opozita, ka denoncuar pastaj Arben Ahmetajn e të tjerë, por në parim ka qenë opozita. Tani problemi kryesor është kështu: nëse do mendimin tim, beteja e parë reale e pushtetit me opozitën, me të pakënaqurit, me protestën do të jenë zgjedhjet lokale, me sa duket, 9 maj”.

Mandej Fevziu i mëshoi faktit duke thënë: “Domethënë Klosit dhe Taulant Ballës u shpëtoi goja e thanë në 9 maj. Po derisa ata thonë në 9 maj, presidenti e dekreton”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese