VIDEO/ Mbi shtatë orë protestë dhe kaos, shkatërrim, kosha në flakë dhe semaforë të shkatërruar! Policia zgjeron perime

13 Tetor 2026, 21:40Kronika TEMA
VIDEO/ Mbi shtatë orë protestë dhe kaos, shkatërrim, kosha

Protesta e sotme nisi pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas vijoi në “Rrugën e Durrësit”, ku protestuesit u vunë flakën objekteve të ndryshme dhe thyen xhamat e bizneseve.

Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt Bashkisë së Tiranës, ku, pasi thyen derën, u futën në ambientet e brendshme të institucionit.

“Furtuna” e protestës kaloi edhe nga zona e “9-katësheve”, ku protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa kanë shkatërruar edhe semaforët dhe sinjalistikën rrugore.

Policia ka zgjeruar edhe perimetrin e sigurisë, duke bllokuar rrugët kryesore dhe shtuar forcat.

Lini një Përgjigje