Kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, ka rrëfyer në një lidhje të drejtpërdrejtë me Syri TV, në bisedën me gazetaren Armela Ferko, dhunën që ka përjetuar nga efektivët e FNSH-së gjatë protestës në Tiranë.
Akulli tha se po filmonte disa efektivë që po dhunonin një student pranë Bankës së Shqipërisë, kur një prej tyre iu vërsul, i theu telefonin dhe më pas, së bashku me katër efektivë të tjerë, e goditi me shkelma e grushte, duke i hedhur edhe spray në fytyrë.
Ndonëse u identifikua si gazetar në krye të detyrës, ai tha se dhuna nuk u ndal.
Pas vizitës mjekësore në QSUT, Akulli deklaroi se do të bëjë kallëzim pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe do ta ndjekë çështjen deri në fund.
“Dhuna ndaj gazetarëve nuk mund të jetë e pranueshme”, theksoi ai.
Raportimi i tij në Syri Tv:
Aktualisht jam pak më mirë. Isha për një vizitë mjekësore tek QSU-ja për shkak të sulmit të policisë që bënë ndaj meje.
Fillimisht po filmoja një qytetar që po dhunohej, ishte një student i vogël dhe ngjarja ka ndodhur fiks sipër Bankës së Shqipërisë. Studenti që po dhunohej, studenti po dhunohej në fakt prej katër-pesë efektivësh. Në këtë moment nxora telefonin tim për ta filmuar dhe në mënyrë që ta bënim lajm këtë ngjarje të paprecedentë.
Një efektiv më pa teksa po, teksa nxora telefonin dhe po filmoja dhe u turr drejt meje. Në këtë moment, bërtita që jam gazetar dhe jam në krye të detyrës, nuk jam protestues. Por ai nuk më dëgjoi, ma kapi telefonin nga dora ime e përplasi poshtë duke e thyer.
Po po, e dëgjoi shumë mirë se çfarë i thashë. Se e kam bërtitur shumë mirë. Dhe në këtë moment që më theu telefonin, erdhën dhe katër policë të tjerë. Efektivët ishin të FNSH-së. Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë domethënë. Më kanë dhunuar me shkelma dhe me grushta dhe më pas në fund më kanë hedhur spray në fytyrë.
Kjo ishte ngjarja e dhunës. Më pas arrita të marr telefonin dhe të largohem me vrap me sa munda në mënyrë që të shkoja në një vend ku nuk po dhunohesha më.
Unë arrita t'i shoh efektivët që më dhunuan edhe pse ishin me skafandër që të gjithë, edhe me shkop gome. Por si fytyra i njoh, sepse në momentin që unë po bërtisja që jam gazetar, jam gazetar, disa prej tyre nisën të ofendonin mbrapsht, nisën të më ofendonin.
Shiko, unë kam mbuluar shumë protesta të tjera edhe në terren pjesën dërrmuese, por edhe në redaksi. Por protesta e sotme kishte një dhunë të tmerrshme, të paparë, ndaj protestuesve dhe ndaj gazetarëve, përveç protestuesve. Me sa informacione që kam unë,
Po pikërisht. Por dhuna që kam pësuar sot nga policia e shtetit nuk e mendoja të ndodhte, që të dhunohesh në këtë mënyrë nga autoritetet shtetërore në krye të detyrës.
Po, doja të shtoja dhe vetëm një fakt të fundit. Aktualisht jam rrugës dhe po shkoj tek AMP-ja për të bërë denoncim për të gjithë efektivët...
Po. Po po, normalisht. Këtë çështje unë do ta ndjek në mënyrat ligjore, deri në fund.
Dhuna ndaj gazetarëve nuk mund të jetë e pranueshme.
© SYRI.net