Agjencia për Media dhe Informim ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullon në rrjetet sociale, sipas të cilit dy studentë janë në intubim pas protestës dhe përplasjeve të sotme.
Në një reagim zyrtar, agjencia e cilëson informacionin të pavërtetë dhe u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformimit, duke shmangur shpërndarjen e lajmeve të pakonfirmuara që mund të shkaktojnë panik te publiku dhe familjarët.
Agjencia thekson se informacionet zyrtare për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, përfshirë protestuesit dhe punonjësit e policisë, duhet të merren nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
“Informacioni që po qarkullon në disa faqe në Instagram dhe platforma të tjera, sipas të cilit dy studentë ndodhen në intubim, është i pavërtetë!”, thuhet në reagim.


