Protesta në Tiranë, Avokati i Popullit dërgon ekip në Spitalin e Traumës

13 Tetor 2026 | 21:50

Një ekip i Avokatit të Popullit ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë për të takuar personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit.

Përfaqësuesit e institucionit po mbledhin dëshmi nga personat e lënduar dhe stafi mjekësor, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes dhe pasojave të protestës.

Prej disa orësh në Tiranë vijon protesta e nisur fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe e përhapur më tej ne disa zonë të kryeqytetit. Të paktën 13 persona kanë mbetur të lënduar nga përplasjet në këtë protestë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mbi 15 persona të arrestuar”, Ferhati bën bilacin e përplasjeve mes studentëve dhe policisë

Gazetari Eni Ferhati ka folur në “Now” lidhur me protestën e ditës së sotme të zhvilluar që prej orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Ai...
21:42 | 13/10/2026

Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, reagon drejtuesja e AMA: Policia t’i kushtojë vëmendje sigurisë së tyre

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, ka reaguar pas lëndimit të disa punonjësve të medias gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Ajo...
21:30 | 13/10/2026

Reagon ministri Ervin Demo: Pjesëmarrja në protestë nuk të bën përgjegjës, çdo veprim i policisë të jetë proporcional

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar për protestën e zhvilluar në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje dhe dëmtime të pronës...
21:14 | 13/10/2026