Rrjeti ndërkombëtar i lajmeve Al Jazeera i ka kushtuar vëmendje protestave në Tiranë, duke pasqyruar përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë.
Në përshkrimin e saj për protestën në kryeqytetin shqiptar, Al Jazeera thekson se studentët kanë dalë në rrugë për të kërkuar përmirësimin e kushteve arsimore dhe sociale.
‘Përplasje mes studentëve protestues dhe policisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, gjatë protestave për përmirësimin e kushteve arsimore dhe sociale.’, shkruan Al Jazeera në postimin në rrjetet sociale.
Pasqyrimi i protestës në Tiranë ka sjellë tërheqjen e vëmendjes së publikut përtej kufijve të Shqipërisë, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë në fokus të raportimeve.
© SYRI.net