Një grup përfaqësuesish të Avokatit të Popullit është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po takon personat që kanë marrë lëndime gjatë protestës pranë Ministrisë së Arsimit.
Gjatë qëndrimit në spital, ekipi po merr deklarata nga të dëmtuarit dhe personeli shëndetësor për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe pasojat e protestës.
Të lidhura
None found
Protesta, e cila nisi përpara Ministrisë së Arsimit, vijon prej disa orësh dhe më pas është shtrirë në disa zona të Tiranës. Nga përplasjet janë lënduar të paktën 13 persona.





