“Bashkia e Tiranës nuk ishte parashikuar”, Karamuço: Protestuesit po shpërndahen në grupe të vogla

13 Tetor 2026 | 21:58

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi protestën që po zhvillohet prej më shumë se shtatë orësh në Tiranë, duke e cilësuar situatën si të vështirë për t’u menaxhuar nga policia. Sipas tij, shpërndarja e protestuesve në grupe të vogla drejt institucioneve të ndryshme e ka vështirësuar reagimin e forcave të rendit.

I ftuar në emisionin “Now” në Euroneës Albania, Karamuço u shpreh se numri i efektivëve të angazhuar nuk ka qenë i mjaftueshëm për të mbuluar njëkohësisht të gjitha zonat ku janë regjistruar incidente.

Ai u ndal veçanërisht te sulmi ndaj Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se policia nuk e kishte parashikuar këtë institucion si një nga objektivat e protestuesve.

“Situata është e pamenaxhueshme pasi grupe të vogla që po shpërndahen nëpër disa institucione nuk mbulohen të gjitha nga policia, numri është dispororcional. Policia mbërriti më vonë se shkatërrimi i derës së bashkisë tiranë. Ishte jashtë zonës së  saj të mbulimit, nuk e kishte parashikuar policia bashkinë tiranë, pasi asnjëherë nuk ishte sulmuar në kaq muaj, është një situatë e radikalizuar përtej çdo parashikimi të bërë nga policia. Sot nuk ishte parashikuar një protestë e tillë, ishte menduar si protesta e studentëve në 2018”, tha Karamuço.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mbi 15 persona të arrestuar”, Ferhati bën bilacin e përplasjeve mes studentëve dhe policisë

Gazetari Eni Ferhati ka folur në “Now” lidhur me protestën e ditës së sotme të zhvilluar që prej orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Ai...
21:42 | 13/10/2026

“Deputetët janë si manekinë”, Malaj: Ja për kë ishte mesazhi i Ramës “s’bëhen hesape pa hanxhinë me PS-në”

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ish-ministri socialist Arben Malaj komentoi votimin e reformës territoriale ndërsa e cilësoi besnikërinë e deputetëve ndaj liderëve...
22:18 | 12/10/2026

“Politika nuk bëhet me luanë dhe kode mafioze”, Sulo zbërthen mesazhet mes Ramës dhe Braçes

Gazetari Arjon Sulo komentoi në emisionin Now në Euronews Albania përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste mes deputetit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur...
21:53 | 12/10/2026