Pas protestës së dhunshme dhe përplasjes me policinë, një të riu i është thyer këmba. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka ndarë në rrjetet sociale një video ku i riu shfaqet duke u marrë nga duart dhe këmbët nga disa efektivë policie, në gjendje të rënduar. “I thyejnë këmbën studentit!!! Nga dhunimi e torturimi, djalit i ka rënë të fikët, ndërsa narkopolicia po e tërheq si leckë”, shkruan Noka.