Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, komentoi protestën e sotme të studentëve, e cila përshkallëzoi në përplasje të dhunshme me policinë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Braçe tha se protesta e qytetarëve ka ngritur shqetësime legjitime, ndërsa sipas tij, pamjet e sotme të protestës i ka parë që në vitin 1996 vazhdimisht.
“Nuk ka asgjë të re. Janë pamje që i kam parë që në 96 e këtej, të atashuara me forcat politike, mbi t gjitha me një parti politike. Dua të theksoj, e drejta për të protestuar është e drejtë Kushtetuese, siç në krahën tjetër janë të renditura të drejta të tjera të çdo qytetari tjetër në Kushtetutë. Po ashtu përcaktohet se rendi publik garantohet dhe policia merr rol themelor për të garantuar të drejtën e protestës, por edhe të ruajë rendin dhe sigurinë publike. Duhet gjetur ekuilibër midis të gjithave.
Askujt të mos i cënohet e drejta për të protestues, por edhe për të jetuar në këtë vend. Nuk është e ndryshme nga çfarë ka ndodhur deri sot, por e ndryshme nga protesta që nga dita e parë deri sot, dhunë nuk ishte verejtur deri tani. Nuk ka patur sulme kundrejt insittucioneve. Nëse do ti referohemi botës perëndimore dhe kam parasysh Francës së këtyre ditëve, duhet ti referohemi edhe mënyrës se si policia reagon ndaj dhunës, që nuk e pamë këtu. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë,- u shpreh deputeti socialist.












