Tabaku reagon pas protestës në Tiranë: Ky është sistemi; i dobët me të fortët, i fortë me të dobëtit!

13 Tetor 2026 | 22:38

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një protestues i ri, i lidhur nga policia pranë një dere. Tabaku deklaron se e ka takuar të riun, të identifikuar si Kevini, në spital, ndërsa e cilëson trajtimin e tij si çnjerëzor.

Në reagimin e saj, deputetja shprehet se në trupin e të riut kishte shenja të dukshme të asaj që ajo e konsideron trajtim çnjerëzor, duke dënuar mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar protestuesi.

“Kevinin e takova sonte në spital, me shenjat e dukshme të një trajtimi çnjerëzor, një pjesë të të cilit e shihni në këtë video.

Rinia sot shpreh me zë dhe me protestë atë që ndjen shumica e heshtur e shqiptarëve: neverinë ndaj një sistemi të kalbur, që nuk ka më as moral dhe as vlera për të qeverisur. Mllefin ndaj një sistemi të ngritur për t’i shërbyer pakicës, ndërsa shumica shpërfillet dhe dhunohet barbarisht!

Ky është sistemi: i dobët me të fortët, i fortë me të dobëtit!

Ka vetëm një rrugë: përballje me këtë sistem dhe rrëzim të tij përmes protestës dhe bashkimit qytetar. Për një qeveri të qytetarëve dhe për qytetarët”, shkruan Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi i lënduar tek Trauma: Policët më këputën këmbën (VIDEO)

Protesta e nisur prej më shumë se 7 orësh në Tiranë është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Mbi 13 persona kanë...
22:24 | 13/10/2026

Tensionet në Tiranë, protestuesit zhvendosen te “Pazari i Ri”, u vënë flakën koshave dhe tezgave (VIDEO)

Protesta që nisi mesditën e së martës përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar në disa zona të kryeqytetit. Pas lëvizjes në zonën e “9-katësheve”, një...
22:06 | 13/10/2026

“Nuk dal me fytyrë sepse jam në punë”, flet protestuesi: Erdha për të ardhmen e fëmijës tim

Gazetarja Enkelejda Mema ka raportuar nga protesta në Tiranë duke shpjeguar se tensionet po vijojnë ende tashmë edhe në rrugë të tjera të vendit, duke...
22:05 | 13/10/2026