Mbi 8 orë protestë dhe të rinjtë nuk janë tërhequr nga rrugët e Tiranës, pavarësisht dhunës barbare të policisë së Edi Ramës.
Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, por ndërhyrja me gaz lotsjellës, autobotë me ujë dhe goditjet me shkopinj gome e përshkallëzuan situatën.
Pamjet e rënda të publikuara nga SYRI TV tregojnë një student me këmbën e thyer, të cilit i bie të fikët pas dhunës së ushtruar ndaj tij, ndërsa disa efektivë e tërheqin dhe e mbajnë në ajër.
Gjatë protestës, disa qytetarë kanë përfunduar në ambulancë, ndërsa pamjet kanë treguar efektivë të shumtë që godasin protestuesit me shkopinj gome, në skena të rënda dhune.
Dhuna e narkopolicisë së Ramës u shtri edhe ndaj kryeredaktorit të Dosja.al, Izmir Akulli, i cili deklaroi në Syri TV se efektivë të FNSH-së e goditën me shkelma e grushte dhe i thyen telefonin, pasi po filmonte dhunën ndaj një studenti.
Përplasjet vijuan në disa zona të Tiranës, nga Ministria e Arsimit te Bashkia dhe Pazari i Ri, ku protestuesit ndezën flakë dhe refuzuan të tërhiqen.
Me thirrjet “Poshtë qeveria” dhe “Rama, në burg”, të rinjtë vijuan rezistencën edhe pas orësh të tëra përballë policisë, ndërsa pamjet e dhunës shtazore të narko-policisë së Ramës kanë shoqëruar gjithë protestën.
© SYRI.net