Shefi i Urgjencës së Traumës: Nuk ka humbje jete apo pacientë të intubuar
Disa qytetarë të lënduar gjatë protestës së 13 tetorit në Tiranë kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Shefi i Urgjencës, Agustin Suma, deklaroi se shumica e pacientëve kishin dëmtime të lehta. Ne nje komunikim me mediat ai tha rasti më i rëndë është një 19-vjeçar me frakturë të kërcirit të djathtë, i cili ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe do të shtrohet në pavionin e ortopedisë.
“Kryesisht kanë qenë me dëmtime të lehta. Rasti i fundit ishte me një frakturë të kërcirit të djathtë. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete. Djali me këmbën e thyer do të shtrohet në pavionin e ortopedisë. Djali është në gjendje të stabilizuar. Gjendja e pacientëve është e stabilizuar”, tha mjeku Agustin Suma.
I pyetur nga gazetarët për efektivët e lënduar, ai bëri të ditur se shtatë punonjës policie ishin paraqitur për ndihmë mjekësore dhe se të gjithë ishin larguar nga spitali pas trajtimit.
Përplasje të ashpra në protestë. Mbi 13 të lënduar. Dhjetëra persona të shoqëruar
Berisha dënon dhunën gjatë protestës në Tiranë: Le të bashkohemi nesër me studentët
19-vjeçari me këmbën e thyer, pezullohet shefi i Rendit në Komisariatin nr. 1 dhe 4 policë
- 01:31 Përplasje të ashpra në protestë. Mbi 13 të lënduar. Dhjetëra persona të shoqëruar
- 23:28 Berisha dënon dhunën gjatë protestës në Tiranë: Le të bashkohemi nesër me studentët
- 23:20 19-vjeçari me këmbën e thyer, pezullohet shefi i Rendit në Komisariatin nr. 1 dhe 4 policë
- 23:16 “Zbulohet identiteti i djalit që u përplas me 6 policët”, Alibeaj: Hallall qumështi i nënës
- 22:52 Protesta në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë: 7 persona po trajtohen te Trauma, mes tyre 4 protestues
- 22:48 “Policia e shtetit duhet ta kishte informacionin për dhunën”, Beçi: Po ndodh radikalizim reaktiv