Avokati i Popullit zhvillon tryezë për raportin mbi Dhomat e Specializuara

Avokati i Popullit organizon sot, në orën 10:00, një tryezë diskutimi për publikimin dhe prezantimin e Raportit ex officio mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Të lidhura

None found

Gjatë aktivitetit do të paraqitet raporti i përgatitur nga Avokati i Popullit, ku trajtohen çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e këtyre institucioneve.

Tryeza ka për qëllim shqyrtimin e gjetjeve dhe problematikave të evidentuara në raport, si edhe nxitjen e diskutimit institucional për temat që lidhen me mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.


Shtuar më 14.10.2026 07:33