Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar aktet e vandalizmit të ushtruara dje tek ambasada e Vatikanit në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë.
Përmes një deklarate zyrtare, Minsitria shprehet se respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare.
Sipas Ministrisë, e drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon aktet e vandalizmit të ushtruara dje tek selia e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë. Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare.
E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.
Ministria vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit dhe shpreh besimin se institucionet kompetente do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri", thuhet në deklaratë.
Tirana dje përjetoi orë të gjata kaosi, me qendrën e kryeqytetit që u përfshi nga flakët në pika të ndryshme, nga grupe të vogla protestuesish që digjnin e shkatërronin çfarë u dilte përpara.
Ajo që ishte njoftuar si një protestë e studentëve para ministrisë së Arsimit u përshkallëzua në akte dhune. Me maska në fytyrë, me qëllim që të mos identifikohen, të rinjtë shkulën kangjellat para ministrisë dhe përgjatë rrugës së Durrësit dhe nisën t’i hedhin në drejtim të efektivëve dhe godinës.
Orët e pasdites do të sillnin një tensionim të mëtejshëm të situatës. Turma u rikthye në hyrje të rrugës, këtë radhë duke u vënë flakën objekteve të ndryshme të bizneseve. Sulmit nuk i shpëtoi edhe një institucion financiar që u shkatërrua plotësisht, ndërsa një protestues u përqëndrua në përpjekjet për të vjedhur paratë e një bankomati.
Në mbrëmje pasi policia ndërhyri për të shpërndarë turmën në hyrje të Rrugës së Durrësit, teksa një grup protestuesish të maskuar thyen me gurë xhamat e njërës prej hyrjeve qendrore të bashkisë dhe shembën derën duke mësyrë brenda me flakadanë të ndezur
Policia ndërhyri menjëherë duke shuar flakët dhe shoqëroi disa prej tyre protestuesve. Dhuna vijoi në rrugët përreth qendrës, duke i vënë flakën koshave të mbeturinave, stendave të tregtarëve, e duke shkatërruar tablet reklamuese
Kisha Katolike në Shqipëri ka dënuar incidentin e ndodhur gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ku disa protestues hoqën flamurin e Vatikanit nga Nunciatura Apostolike në kryeqytet, ndërsa më pas dyshohet se e dogjën atë bashkë me objekte të tjera.
Në reagimin e saj, Kisha e cilëson veprimin të papranueshëm, duke theksuar se cenimi i simboleve të Selisë së Shenjtë dhe sigurisë së përfaqësisë diplomatike bie ndesh me ligjin dhe respektin që duhet treguar ndaj përfaqësuesve të huaj.
Kisha Katolike shpreh gjithashtu afërsinë me Nuncin Apostolik, Imzot Miroslaw Adamczyk, dhe stafin e Nunciaturës Apostolike, ndërsa u bën thirrje institucioneve shtetërore të tregohen më të kujdesshme dhe të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e përfaqësive diplomatike, në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Incidenti ndodhi gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, e cila u shoqërua me akte dhune, përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës në disa zona të kryeqytetit.
-
ore ferit idioti po kemba e thyer e studentit nuk te ben pershtypje o injorantus
Përgjigju










Komente
Komento