Të tjera pamje të dhunës shtazarake që policia ushtroi dje mbi studentët protestues gjatë ditës së djeshme.
Në video duket një person të cilin disa policë e tërheqin zvarrë për disa metra si të ishte një thes.
Pasi e ngrene në këmbë një polic civil e kap për fyti dhe e godet me grusht në fytyrë më pas e shoqërojnë. Video është publikuar nga gazetari Isa Myzyraj i cili shoqëron videon me pyetjen: Policia e kujt ishte kjo?
Ky nuk është rasti i vetëm Syri, publikoi dje video e dëshmi të brutalitetit policor ndaj të rinjve që po kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Një të riu i ishte thyer këmba nga dhuna, por sërish merret zvarrë nga disa police, njëri prej të cilëve e godet pavarësisht se ishte pa ndjenja.
© SYRI.net
FOTO-REPORTAZH/ Studentët gjunjëzojnë narko-shtetin e Edi Ramës, pamjet e një dite historike
I vetëm përballë 6 efektivëve/ Studenti i drejtësisë Klevi Metaj, simboli i reagimit ndaj dhunës - Djali i një gazetarje
Rama në panik anulon mbledhjen e grupit parlamentar, studentët i shembën fasadën e propagandës